Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli po pritet në takime nga autoritete të larta të PE

Në kuadër të vizitës në Parlamentin Evropian, pikërisht në ditën e 8-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit e informoi kryeparlamentarin belg për zhvillimet në Kosovë në përgjithësi dhe në Kuvendin në veçanti si dhe për agjendën evropiane të vendit tonë. Gjatë takimit në mes tyre u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit midis dy parlamenteve, intensifikimin e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe njëkohësishtdhe për mbështetjen e Kosovës në proceset e saj zhvillimore dhe integruese. Kryetari I Kuvendit, Kadri Veseli është pritur në takim edhe nga presidenti i social-demokrateve në Parlamentin Evropian, Gjanni Pittella. Ai shfaqi gatishmërinë dhe interesimin për të forcuar bashkëpunimin në mes të  Parlamentin Evropian dhe Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …