leoni

Veseli: Kuvendi nuk do të ketë pushim pa u kryer agjenda me pikat që kanë të bëjmë me liberalizim të vizave

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli: Qindra specializantë vullnetarë do të hyjnë në sistemin e pagesave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është mbajtur premtimi për specializantët vullnetarë të mjekësisë, pasi që qindra prej tyre do të përfshihen në sistemin e pagave. Ai ka thënë së ky vendim është përkushtim i institucioneve të që kuadrot profesionale të qëndrojnë në vendin tonë.

“Qindra specializantë vullnetarë do të hyjnë në sistemin e pagesave. Ky është një premtim i mbajtur, por mbi të gjitha një hap tejet i rëndësishëm për përmirësimin e sistemit tonë shëndetësor. Ky vendim tregon një përkushtim të jashtëzakonshëm të institucioneve, por edhe të vetë specializantëve, që kuadrot profesionale të qëndrojnë në vendin e tyre për të kontribuar në përmirësimin e shëndetësisë, për të ofruar shërbime të dinjitetshme shëndetësore për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …