Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë ë Mitrovicë se çdo qeveri që rrezikon raportet me Amerikën dhe bazën e Bondsteel mund të bie. “Asnjë qeveri nuk mund të rrezikojë raportet e shenjta me Amerikën. Ju e keni vërejtur që unë jam tërhequr nga ky debat dhe po më vjen turp se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Nuk bënë kështu. Kemi obligime. Kushtetuta është dhe ligjet janë. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, ka deklaruar lideri i koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, pas hapjes së qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë në Mitrovicë. “Serbisë do t’i përgjigjemi ashtu si e meriton. Si me tarifë ashtu edhe me reciprocitet. Nuk duhet me marrë këtë pjesë si sherr të vetvetes se e kanë tepruar disa duke e marrë si individuale. Nuk mundet askush vet për ta mbrojtur Kosovën. Ne politikanët e kemi përgjegjësi për t’ju përgjigjur qytetarëve, Kushtetutës dhe ligjeve të cilat janë në fuqi. I shenjtë është sovraniteti i Kosovës”, ka thënë Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …