Kryetari i Kuvendit të Korovës, Glauk Konjufca priti në takim deputetin britanik, Martin Vickers

Kryetari i Kuvendit të Korovës, Glauk Konjufca priti në takim deputetin britanik, Martin Vickers

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, ka pritur sot në takim deputetin e Parlamentit Britanik njëherësh i Dërguar i Kryeministrit për Tregti në Ballkanin Perëndimor, Martin Vikers, i cili shoqërohej nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abott.  Në takim, ndër të tjera, u bisedua për zhvillimet politike, bashkëpunimin ndërparlamentar, atë ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Deputeti  i Britanisë së Madhe, Martin Vickers e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, si dhe përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.​

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …