Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Parlamentin Evropian, në Bruksel. Sipas një njoftimi të Kuvendit, gjatë qëndrimit në Bruksel, kryekuvendari Konjufca do të marrë merr pjesë në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian me Kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të diskutohet për rolin themelor të parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas COVID-it dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar. Po sot, në kuadër të vizitës, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të takohet edhe me Komisionin për Punë të Jashtme (AFET) dhe delegacionet e përhershme të PE për Ballkanin Perëndimor, si dhe me zëvendës-presidentin e Parlamentit Evropian, Fabio Massimo Castaldo.
