leoni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva. Konjufca tha se deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi rreth hapjes së arkivave është keqkuptuar. “Jo, kjo mendoj që ka qenë një keqkuptim, është deviju nga disa. Nuk ka arkiva të UÇK-së, ka arkiva vetëm të Republikës së Kosovës. Ky arkiv është ndërtuar për vite të tëra. Arkiv më i hapur se i Kosovës në botë nuk mendoj që ekziston. S’ka arkiva të UÇK-së”, tha Konjufca. Ai madje theksoi se ka vetëm arkiva shtëtërore të Kosovës, të cilat janë të hapura për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …