Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka ftuar në një takim të gjithë krerët e shtetit. Me ftesë të kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, në ora 12:00 do të fillojë takimi me krerët e shtetit, kryetari Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj. Siç merret vesh ky takim do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, dhe pjesë e këtij takimi janë edhe bashkëkryesuesit e ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti. Arsyeja e këtij takimi ka të bëj me dialogun me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …