Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pret në takim ambasadorin e ri të ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. Ky është takimi i pari mes Veselit dhe Kosnett prej se është emëruar ambasador i ri i ShBA-së në Kosovë. Kosnett dje është takuar me kryetarin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj. Thaçi në këtë takim pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. Kosnett tha se është një privilegj dhe nder kthimi në Kosovë pas 15 vitesh për të shërbyer si ambasador i SHBA-së. Ai tha se Kosova është në një moment të historisë ku njerëzit duhet të marrin vendime të cilat do të mbahen në mend edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …