Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale më 4 dhjetor në Hagë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar një mesazh për Samitin e Berlinit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka lëshuar një mesazh për Samitin e Berlinit, një ditë para mbajtjes së tij. Ai ka shkruar se ashtu sikur Berlini është kërthiza e Evropës, edhe Kosova është kërthiza e Ballkanit.  Duhet  të ruhen edhe njëra edhe tjetra, por të bashkuara. Berlini është kërthiza e Evropës dhe e  Ballkanit. Që të ruhen edhe njëra edhe tjetra duhet të mos jenë të ndara, por të bashkuara. Njëra nuk mbrohet duke e dëmtuar tjetrën, por vetëm duke e respektuar, kuptuar, ndihmuar dhe mbrojtur!”, shkruan Veseli. Ndryshe, nesër mbahet Samitit i Berlinit, ku kancelarja gjermane, Anglesa Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë ftuar krerët e Ballkanit Perëndimor. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para nisjes në Berlin, tha se Kosova nuk do të pranojë sovranitet të dyfishtë, shkëmbim territoresh, por as vazhdim të dialogut me kushte.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës e ndërprenë grevën për shkak të rrethanave klimatike, pandemike e politike

Udhëtim falas në Prishtinë me biletë autobusi nga çdo qytet i Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Veton Prelvukaj, ka …