Qeveria ime do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare, premton Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli takon sot në Berlin kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schwuble

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në Berlin do të takohet me kryetarin e Bundestagut, Dr. Wolfgang Schwuble. Ndryshe gjatë qëndrimit në Berlin, Veseli do të zhvillojë takime të tjera edhe me zyrtarë të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe zyrtarë të tjerë të angazhuar në çështje të Ballkanit. Gjatë këtyre takimeve, kryekuvendari Veseli do të kërkojë mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe procesin e integrimit evropian në përgjithësi, anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe rritjen e investimeve gjermane në Kosovë. Po ashtu, kreu i Kuvendit të Kosovës do të diskutojë me zyrtarët e lartë gjermanë për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit reciprok në të gjitha fushat, për zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë procesin e transformimit të FSK-së në ushtri.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …