Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka pritur në takim kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras, në kuadër të vizitës zyrtare të këtij të fundit në shtetin fqinj. Xhaferi, duke e vlerësuar takimin si historik, ka uruar të dy kryeministrat, atë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, për guximin dhe për hapat e ndërmarra me të cilat është tejkaluar kontesti me dekada ndërmjet të dyja vendeve dhe në këtë mënyrë është hapur rruga për integrimin euroatlantik të Maqedonisë. “Si parlament, i mbështesim të gjitha angazhimet për shndërrimin e bashkëpunimit kontraktues në projekte konkrete, që presim të marrin në intensitet në të ardhmen”, ka thënë Xhaferi. Ai ka theksuar se pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës është vendosur korniza juridike, e cila sipas tij do të mundësojë bashkëpunim parlamentar në mes të dy vendeve. Në këtë kontekst, Xhaferi ka informuar të pranishmit për ftesën e dërguar tek kolegu i tij Nikollaos Vucis që të realizojë vizitë bilaterale në Maqedoninë e Veriut, si dhe për kërkesën e dërguar të pala greke për formimin e grupit për miqësi në mes të dy parlamenteve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …