Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim delegacionin e Parlamentit Evropian, anëtarë të Komisionit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, të kryesuar nga Tonino Picula. Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, Kryekuvendari, Veseli, falënderoi z. Picula dhe anëtarët e tjerë të delegacionit për mbështetjen e pakursyer ndaj Kosovës dhe për vendimmarrjen e fundit të Parlamentit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Veseli tha se ky delegacion ka dhënë kontribut të çmuar në arritjen e MSA-së për Kosovën, ndërsa tani si pjesë e komisionit të përbashkët me delegacionin e Kuvendit të Kosovës, përbën një forum të pazëvendësueshëm në mbështetje të Kosovës. Ky takim i radhës që po mbahet mes dy komisioneve tona që merren me zbatimin e MSA-së bëhet në atmosferën shumë pozitive të krijuar pas përgjigjes pozitive që ka marrë Kosova për liberalizimin e vizave. Ky përcaktim për të ardhmen i ka rrënjët në identitetin evropian të popullit dhe qytetarëve tanë”, theksoi Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …