Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i dërgon letër Kancelares Merkel për qëndrimin e partisë së tij në lidhje me korrigjimin e kufijve

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i dërgon letër Kancelares Merkel për qëndrimin e partisë së tij në lidhje me korrigjimin e kufijve

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka dërguar letër Kancelares Gjermane, Angela Merkel, si dhe 28 ministrave të jashtëm të BE-së për qëndrimin e partisë së tij në lidhje me korrigjimin e kufijve. Përmes një postimi, Mustafa është shprehur se në këtë letër ka përçuar mesazhin se korrigjimi i kufijve sipas tij do të ishte rrezik jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë Ballkanin. Sipas tij, në këtë letër është sqaruar edhe qëndrimi i LDK-së sa i përket udhëheqjes së dialogut me Serbinë, e që siç thotë ai duhet të bëhet nga institucione që kanë legjitimitet kushtetues.

“Si Kryetar I LDK-së, i kam shkruar Kancelares Gjermane Angela Merkel dhe ministrave të jashtëm të 28 vendeve të Bashkimit Evropian. I kam njoftuar për vlerësimet e LDK-së ndaj situatës aktuale në Kosovë dhe procesit të dialogut me Serbinë. Kam shprehur mirënjohje të veçantë për përkrahjen e vazhdueshme që kemi pasur nga Gjermania dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian, duke rikonfirmuar përkushtimin e qartë të LDK-së për dialogun me Serbinë. Kam nënvizuar se krahas sqarimit të përmbajtjes së dialogut dhe objektivave, dialogun do të duhej të drejtohet nga institucione që kanë legjitimitet politik dhe kushtetues, të cilat duhet të dalin nga zgjedhjet e lira, pasi koalicioni i tanishëm përfaqëson pakicën dhe nuk siguron që marrëveshjet të jenë të zbatueshme. Kam përçuar mesazhin te këto vende se LDK kundërshton korrigjimin e kufijve apo shkëmbimin e territorit përgjatë vijave etnike, se kjo zgjidhje do të ishte me rrezik jo vetëm për Kosovën por edhe për Ballkanin në tërësi. Faktin, se Shteti i Kosovës dhe kufijtë e tij janë përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë , me Kushtetutë si dhe me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe se Kosova në kufijtë aktual është njohur nga shumica e madhe e vendeve anë e mbanë rruzullit tokësor. Se LDK është kundër kthimit mbrapa. Po ashtu i kam njoftuar se LDK si parti më e madhe opozitare do të ndjek rrugën evropiane dhe euroatlantike si rrugë të perspektivës së qytetarëve tanë; se LDK sa e drejtonte Qeverinë ka punuar me përkushtim në përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizim të vizave, kurse këtë vit, edhe pse ne opozitë, deputetët e saj e kanë votuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që procesi I liberalizimit të vizave të ec përpara. Shfrytëzova rastin, po ashtu, të kërkoj përkrahjen e vazhdueshme të çdo vendi të BE-së në këtë proces duke theksuar bindjen se është e padrejtë që qytetarët tanë të mbesin edhe më tutje të përjashtuar nga regjimi i lirë i vizave.Një letër të ngjashme më parë ia kam përcjellë edhe Kryetarit të Partive Popullore Evropiane EPP, z Joseph Daul”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …