Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Muatafa ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të ish zëvendës kryeministrit nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi i cili ka thënë se Isa Mustafa duhet të merret në pyetje për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe fondit tre për qind. “Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu për çështjen e fondit 3% që për herë të parë fondi shtetëror është kthyer në fond të UFORK…Nuk ka nevojë për gjykatë speciale për këtë gjë, drejtësia në Kosovë duhet të filloj të veproj, ka shkruar zyrtari i Vetëvendosjes, Haki Abazi. Ndërkohë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ashpër duke këshilluar Abazin që të shkoi për kontrollim te psikiatri.
