Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka insistuar në heqjen e pakusht të taksës, duke kërkuar po ashtu që reciprociteti të dakordohet me SHBA-në dhe BE-në. Ai shkruan se marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate, por edhe kritike. “Deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi”, vazhdon ai, duke shtuar se “s’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor”. “Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky eshte qendrimi dhe zëri i LDK-së”, shkruan ai. Konsideroj se nuk ka zë të popullit në Kosovë që rrezikon dhe i vë në pikëpyetje relacionet me SHBA”, shkruan i pari i LDK-së.