Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pritur në takim përshëndetës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie. Gjatë këtij takimi, Mustafa ka falënderuar ambasadorin Delawie për kontributin e madh të tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme të Qeverisë dhe popullit amerikan në shtetndërtimin e Kosovës. Në këtë takim Mustafa e Delawie kanë biseduar edhe për çështjet tjera aktuale, me rëndësi për Kosovën dhe rolin e ShBA-së. Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe nënkryetarët e LDK-së, Lutfi Haziri e Agim Veliu, sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri dhe kryetarja e Forumit të Gruas të kësaj partie, Lirije Kajtazi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …