Kryetari i LDK-se, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me vendosjen e shiritave të kuq, në drunjtë në sheshet e Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai përmes një postimi, ka pyetur se cila është domethënia dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? “Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit. Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata. Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë? Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, Vetëvendosja duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë! Vota është përgjegjësi ndaj shtetit tonë!”, ka shkruar Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …