Ku është kufiri i Kosovës me Malin e Zi? E shtroj këtë pyetje, 365 ditë pas ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi. Kështu ka shkruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kur sot shënohet 1 vit nga ratifikimi i demarkacionit me këtë shtet. Mustafa ka kujtuar edhe kohën kur për mbi tetë muaj, atëkohë kryeministër, u sulmua. “Unë dhe eskorta ime, e kryeministrit, për mbi tetë muaj rresht u sulmuam”, ka shkruar kryetari i LDK-së. Ai thotë se Ministri i Jashtëm i Malit të Zi kishte deklaruar se nuk kanë asnjë kontest të demarkacionit me Kosovën. Por, Mustafa i është drejtuar edhe disa eksponentëve të LDK-së. “E ndjej të nevojshme por edhe përgjegjësi para opinionit dhe anëtarësisë së LDK-së, të pyes edhe disa deputet të LDK-së, partisë që unë e drejtoj, pse me aq popullizëm e kundërshtuan demarkimin kur LDK ishte në krye të Qeverisë, e me aq dashuri e votuat, kur LDK u rrëzua nga Qeveria:, ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …