Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me rastin e zgjedhjes së deputetit të CDU-së, Peter Beyer si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës ka dërguar telegram urimi. Sipas tij, zgjedhja e tij është lajm i mirë dhe tepër me rëndësi për popullin e Kosovës. “Në vizitën e tij më 3 shtator të këtij viti në LDK, Beyer ka përsëritur zotimin e tij që ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme. Lidhja Demokratike e Kosovës është e lumtur për bashkëpunimin që ka me partinë simotër CDU, prandaj jemi të bindur që edhe Beyer do të mbrojë interesat e shtetit tonë”, ka thënë ai
