Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku akuzon qeverinë e Kosovës për ndërhyrje aktive në procesin zgjedhor, në Maqedoni. Shqiptarët humbën një shans të artë për të arritur një rezultat historik, pasi nuk u bashkuan pas një kandidati të përbashkët. Ai shpreh shqetësimin për ndikimin e qeverisë së Kosovës në procesin zgjedhor, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe aparatit qeveritar për ndërhyrje aktive dhe për një qasje populiste, duke i përçarë votuesit shqiptarë. Abdixhiku bën thirrje për një politikë më unifikuese dhe bashkëpunuese nga Kosova ndaj shqiptarëve në rajon. Ai uron fituesit e zgjedhjeve për ruajtjen e maturisë përballë presioneve nga Kosova, ndërsa bën thirrje për reflektim ndaj humbësve për rolin e tyre në procesin zgjedhor. Ai tha se LDK do të angazhohet për të rikthyer bashkëpunimin me shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri dhe në Kosovën Lindore me përgjegjësi dhe dedikim, në frymën e bashkëpunimit dhe përfaqësimit të përbashkët shqiptar në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …