Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri thirrje për angazhimin e Mërgatës në proceset politike të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një takim me qindra anëtarë të partisë në Gjenevë, Zvicër. Gjatë këtij takimi, ai bëri thirrje për angazhimin e mërgatës në proceset politike të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për “shpëtimin kombëtar”. Të majtët janë bashkuar dhe se është koha që të djathtët të ringriten në shtëpinë e madhe të demokracisë. Ai inkurajoi të pranishmit të rikthejnë besimin në LDK, duke e cilësuar partinë si shtëpinë e patriotëve të djathtë të Republikës së Kosovës. Në tubimin e organizuar për të festuar 34-vjetorin e themelimit të tri degëve të LDK-së në Zvicër, ai tha se bashkimi i së djathtës në Kosovë po ndodh dhe se është radha e mërgatës të kontribuojë në këtë proces. Abdixhiku kritikoi qeverisjen aktuale, duke e përshkruar Kosovën si të izoluar dhe të sanksionuar, pa investime dhe perspektivë arsimore, shëndetësore, e ligjore. Ai theksoi se në këto rrethana, patriotët dhe të djathtët nuk mund të qëndrojnë spektatorë, por duhet të angazhohen aktivisht për të ndryshuar situatën.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova, paraprakisht duhet të përparojë në dialog, për t’u anëtarësuar më pas në Partneritetin për Paqe të NATO-s

Ambasadorja amerikane në NATO, Xhulianne Smith, shprehu dëshirën e Shteteve të Bashkuara që Kosova të …