Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bisedon me përfaqësues të lartë të BE-së për zhvillimet në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bisedon me përfaqësues të lartë të BE-së për zhvillimet në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me nënkryetaren Shqipe Mjekiqi-Sadiku, kanë zhvilluar një takim miqësor me përfaqësues të lartë të BE-së, Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, zëvendëskryetarin e Grupit të PPE-së për Zgjerim, Ballkanin Perëndimor dhe Fqinjësi Jugore në Parlamentin Evropian, Andrey Kovatchev, dhe një numër eurodeputetësh e raportuesish nga Parlamenti Evropian. Sipas një njoftimi të LDK-së, përfaqësuesit e BE-së vlerësuan lart pjesëmarrjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në procesin e votimit dhe përgëzuan kryetarin Abdixhiku për rolin konstruktiv që LDK-ja ka luajtur duke i hapur rrugë zgjedhjes së presidentes.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …