Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi se këtë verë është goditur shtetësia e Kosovës. Sipas tij, vendimi i Bashkimit Evropian për njohjen pasaportave serbe të lëshuara për territorin e Kosovës tregon për gjendjen fatale të vendit. Ai në seancë plenare foli edhe për hapjen e Urës së Ibrit, për çka tha se LDK është kundër përplasjes me NATO-n, por shtoi se Kosova po rrezikon përjashtimin nga procesi i Berlinit si shkak i populizmave. Lumir Abdixhiku tha se ta kuptojmë për pak këtë gjendje fatale për Republikën. BE njeh autoritetin shtetar serb mbi shtetin e pavarur të Kosovës, 17 vjet pas pavarësisë, 25 vjet pas lirisë. Si mund të mburremi ne me një përfundim të tillë, ku qenka suksesi i sjelljes sonë diplomatike e sovrane, kur jemi në prag të përjashtimit edhe nga procesi i Berlinit për të humbur kështu përfundimisht barabarësinë e trajtimit mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këto janë pasoja serioze të kësaj politike populiste, kjo politikë nuk shpie askund përveç në favorizimin e kundërshtarëve tanë historik, rrezikimin e shtetësisë sonë ende të pakonsoliduar mirë, saktësoi, Lumir Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
Një gjykatëse që mbikëqyr rastin ndaj Donald Trumpit, për ndërhyrje në rezultatin zgjedhor të vitit 2020, anuloi procedurën
Një gjykatëse që mbikëqyr rastin ndaj Donald Trumpit për ndërhyrje në rezultatin zgjedhor të vitit …