Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se ai dhe partia e tij janë të interesuar të largojnë polarizimin që po mbretëron në Kosovë, kthimin në krahë me aleatët euroatlantikë si dhe zhvillimin e Kosovës. Është mision jetësor që Kosova të jetë vend anëtar i NATO-s, tha Abdixhiku. Ai ka folur edhe për zhvillimin ekonomik dhe për krahasimin me Kroacinë. “Koha po ikën. Tri vite e katër vite. S’kemi kohë. Me trendin e tanishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës, shtetit tonë do t’i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë. Fëmijët e mijë do të bëhen pensionistë. Nuk kemi kohë për të pritur kaq shumë. Abdixhiku tha se populli i Kosovës nuk ka kohë për të duruar një zymtësi të tillë dhe në një mendje të çoroditur që na kthen kundër krejt asaj që kemi ndërtuar me sukses.
