Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë vizitës në Amerikë u takua senatorin, Kristofer Marfi dhe ekipin e tij politik

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë vizitës në Amerikë u takua senatorin, Kristofer Marfi dhe ekipin e tij politik

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar senatorin, Kristofer Marfi dhe ekipin e tij politik. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe përgjithësisht në rajon. Lumir Abdixhiku edhe në Senat shtroi kërkesën për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe Amerikës nëpërmjet ‘Kartës për Partneritet Strategjik’. “Si anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Senatori Marfi ka qenë dhe mbetet gjithherë aktiv në rajonin tonë. Në këtë drejtim, kërkesat tona për mbështetje ndaj popullit të Kosovës, institucioneve të Republikës, e aspiratave tona për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, ishin krejt të natyrshme. Po ashtu, në takim u theksua nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e politikës së jashtme, energjetikës e zhvillimit ekonomik, ka thënë Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …