Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti duke thënë se ai nuk e kupton ekonominë por veç propagandën. Ai thotë se në dy vitet e qeverisjes Kurti, janë thyer disa nga rekordet më negative ekonomike në vend, ku shton se tre treguesit kryesorë makroekonomik, ai i inflacionit, i deficitit tregtar e i rritjes ekonomike, japin sot pasqyrën e vërtetë në vend. Në vend të përrallave për zhvillim, kryeministri le t’iu flasë qytetarëve për dimrin e vështirë energjetik tek i cili po i futë njerëzit tërësisht pa i përgatitur. Albin Kurti nuk e kupton ekonominë. Por e kupton propagandën. Fatkeqësisht, propaganda nuk e bën ekonominë, por ai angazhohet vetëm për këtë të parën. Në dy vitet e tij të qeverisjes, janë thyer disa nga rekordet më negative ekonomike në vend. Tre treguesit kryesorë makroekonomik, ai i inflacionit, i deficitit tregtar e i rritjes ekonomike, japin sot pasqyrën e vërtetë, tha mes tjerash Lumir Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …