Lumir Abdixhiu

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit, Kurti, duke e quajtur arrogant pushtetin e tij

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, kabinetin e Qeverisë   Kurti, a ka quajtur arrogant.  Përmes një postimi, ka thënë se kur po bëhen 100 ditë nga propozimi i tij që të reduktohet akciza në derivate e reduktim të TVSH-së në produktet esenciale, kjo gjë është refuzuar. “Sot, bëhen 100 ditë nga propozimi ynë i parë për reduktim të akcizës në derivate e reduktim të TVSH-së në produkte esenciale. Ky propozim është refuzuar e po refuzohet nga pushteti arrogant i Kurtit. Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim!”. “Sot, dorëzojmë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën tonë me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë. Po të vepronim me kohë, papërballueshmëria jonë do të ishte më e lehtë, po s’vepruam sot, do të bëhet edhe më e thellë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …