Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka biseduar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Sunyog

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka biseduar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Sunyog

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Sunyog me të cilin ka diskutuar për çështjet aktuale politike në vend. LDK-ja ka bërë të ditur me këtë rast se në takim u bisedua dhe për nevojën e stabilitetit në vend, për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe BE-së, pasi rruga e vetme e duhur për Kosovën është integrimi euroatlantik. Po ashtu saktësohet  se kryetari, Lumir  Abdixhiku i ka shpalosur ambasadorit, Syunzog planin 7 pikësh të LDK-së i cili përmban zgjidhjen e krizës në veri dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kryetari i LDK-së e njoftoi ambasadorin edhe për ecurinë e takimeve me  përfaqësues  të jetës publike në vazhdën e ndërtimit të Rrugës së Re si dhe qëndrimet e LDK-së lidhur me  të gjitha proceset  nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti i referohet “Komunave të Ahtisaarit” dhe kritikave për pakon e Ahtisaarit në deklaratat e tij pas zgjedhjeve të 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 duke …