Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për shpenzimin e parasë publike në qeverisjen e Kurtit, për të cilat thotë se ndoshta mund t’i duket që po kursen para, por kjo është e pashpjegueshme. Ai tha se 700 milionë euro në bilancin bankar të Kosovës janë ndalë prej ekonomisë, që sipas tij, do të mund të përdoreshin nga njerëzit, bizneset në vazhdimësi. “Ky ngërç i shpenzimit të parasë publike dhe mbledhjes së saj në pushtet, mund të duket për ta që po e kursejnë paranë, ja i kemi 700 milionë në bilanc bankar, e vërteta është që ti i ke ndalë paratë prej ekonomisë që do duhej të përdoreshin nga njerëz e biznese nga qytetarët tanë në vazhdimësi. Këtë nuk po e shoh. Unë nuk e kuptoj si sjellje politike ose si përfundim logjik deri më tani”, tha Abdixhiku. Ai ritheksoi se mundësia e vetme është që shteti sa më parë t’i lëshojë pagat pa asnjë vonesë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …