Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për rastin e “Klan Kosovës”. Ai ka thënë se mbyllja e “Klan Kosovës” është sulm i një pushteti autoritar ndaj fjalës së lirë. “Është sulm i paranojës propagandistike ndaj vet demokracisë. Ky pushtet do krizë. Ky pushtet do frikë”, ka shkruar Abdixhiku, duke shtuar se në këtë betejë, të paprecedentë, nuk është vetëm një televizion. “Janë të gjitha mediat, gazetarët e promovuesit e fjalës së lirë. Jemi të gjithë, individualisht e kolektivisht. Prandaj dhe në këtë përballje do të jemi bashkë të gjithë. Fjala e lirë do të triumfojë. Urdhrat e PolitByrosë nuk e mundin dot demokracinë kosovare. Shoqëria kosovare ka triumfuar dhe në përballje më të rënda. Do ta kapërcejë dhe këtë”, ka theksuar kryetari i LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …