Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit nuk e ka mbajtur as një parim. Në fakt, kjo qeveri përfaqëson rastin më të rëndë të ndryshimeve të qëndrimeve. Ajo nuk ka mbajtur asnjë parim, rrjedhimisht qeveris pa parime. E qeverisja pa parime, përveç se është pa rezultat e kaotike, është edhe pa përgjegjësi ndaj zgjedhësve të vet. Kjo qeveri ka premtuar Bankë Zhvillimore, Fond Sovran, Banim Social – si premtime identitare elektorale. Tash e dy vjet nuk ka as edhe një hap në këtë drejtim. E vërteta është se unë jam i lumtur që s’është bërë asnjë hap drejt projekteve të tilla të gabuara e të predestinuara për dështim; por e vërtetë e njëjtë është se këto zotime kanë qenë publike dhe një qeveri mbahet përgjegjëse për atë që premton dhe realizon”, ka thënë Abdixhiku.
