leoni

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar anëtarësinë e gjerë në 34 vjetorin e themelimit të partisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar anëtarësinë e gjerë në 34 vjetorin e themelimit të partisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar anëtarësinë në 34 vjetorin e themelimit të partisë. Abidhxiku thotë se “fundi i vitit 1989, për pjesën më të madhe të Evropës ishte periudhë e rilindjes së demokracisë e vet lirisë njerëzore si rrjedhojë natyrale e rënies së sistemit komunist e totalitar që për dekada kishte mbajtur të shtypur popuj gjithandej Evropës”. “Kosova, shqiptarët këtu, s’bënin përjashtim. Një muaj pas rënies së Murit të Berlinit, saktësisht më 23 dhjetor të vitit 1989, intelektual të shquar të kohës, kishin nisur rrënimin e murit të shtypjes shekullore ndaj popullit të Kosovës. Si përgjigje ndaj thirrjes monumentale të historisë, këta themeltarë të orëve të rënda, kishin krijuar lëvizjen më të madhe e më domethënëse historike të shqiptarëve të Kosovës, kishin krijuar Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në krye të kësaj besëlidhje e kësaj lëvizje popullore, qëndronte prijësi ynë historik, Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova”, thotë Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …