Kryetari i LDK-së, deputeti, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nuk duhet të shantazhohet vendi me Ligjin për zgjedhjet. Ai ka thënë se ka kohë për këtë ligj. Abdixhiku ka kërkuar që të tërhiqet ky ligj. Ai ka thënë se duhet të merremi me pandeminë, vaksinimin dhe problemet e tjera, në këtë rast edhe me ketë ligj. “Mos na dërgo në zgjedhje”, ka thënë ai duke iu drejtuar Kurtit.
