Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Kompleksin “Adem Jashari”, në Prekaz

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Kompleksin “Adem Jashari”, në Prekaz

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Kompleksin “Adem Jashari”, në Prekaz. Me këtë rast ai ka thënë se me rënien e komandantit, Adem Jashari dhe familjes Jashari lindi përpjekja finale për liri, shtet e pavarësi.  Sot nderojmë 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, datat 5,6 dhe 7 Mars ku në këtë tempull të sotëm ranë heroikisht familja Jashari, komandanti Adem Jashari dhe në këtë rënie të tyre lindi dhe përpjekja jonë finale për liri, shtet e pavarësi”. Mbi sakrificën e komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë të ushtarëve të UÇK-së qëndron rrugëtimi jonë i ardhshëm për një shtet të barabartë mes vendeve evropiane dhe këtë rrugë në këtë ditë duhet ta kujtojmë gjithnjë, edhe si shenjë uniteti të brendshëm por edhe si përpjekje të pashtershme të popullit tonë”, tha Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …