Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pranon ftesën e takimit me kryeministrin, Albin Kurti, të bërë gjatë ditës së djeshme. Abdixhku tha se edhe pse ftesa e Kurtit vjen me vonesë, por meqë çështjet kombëtare duhet të jenë mbi politikën ditore, e pranon atë. “Ftesa e Kurtit vjen me vonesë, por meqë besoj se çështjet kombëtare duhet të jenë mbi politikën ditore, do ta pranoj këtë ftesë.Kam pritur një proces më transparent dhe më gjithëpërfshirës rreth procesit të dialogut. Deri më tani, informimin e vetëm dhe të detajuar, LDK e ka pranuar vetëm nga aleatët ndërkombëtarë – të cilët në vazhdimësi i kanë qëndruar Kosovës në krah. Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pranuar ftesën e kryeministrit Kurti për takim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë përmes postës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve tanë në …