Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, si pikë e parë e rendit të ditës të hyjë raportimi i kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Bruksel më 27 shkurt. Propozimin e mocionit procedural e bëri kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai tha se propozon mocion procedural që si pik e parë e rendit të ditës të ndodh raportimi i kryeministrit pas procesit dialogues konfrom rezolutave paraprake të nxjerra në Kuvend”, tha Abdixhiku. Këtë javë më 27 shkurt në takimin e nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së është arritur dakordim për një marrëveshje drejt normalizimit të marrëdhënieve. Marrëveshja e pa prezantuar në Kuvendin e Kosovës por e dakorduar në Bruksel u prezantua po në natën e 27 shkurtit. Kjo marrëveshje kishte 11 nene, një parathënie dhe një aneks të pa bërë publik që palët janë zotuar ta respektojnë sipas nenit 11 të marrëveshjes. U vërtetuan brengat tona të ngritura. Nuk ishte finale e as nuk përmbante njohjen e ndërsjellë në qendër të saj, ka saktësuar, Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …