Në vazhdën e takimeve në atë që e ka quajtur “Rruga e re”, sot Lidhja Demokratike e Kosovës organizon takimin e radhës. Në këtë takim kryetari i kësaj, Lumir Abdixhiku do të takojë përfaqësues të bizneseve kosovare. Takimi pritet të nis në orën 17:00.“Ky takim do të mbledhë një numër të madh të përfaqësuesve të bizneseve kosovare. Takimi me biznese vjen pas një vargu të suksesshëm takimesh të mbajtura nga kryetari i LDK-së, z. Lumir Adbixhiku, me opinionistë dhe gazetarë, organizata të shoqërisë civile, dhe ligjërues universitarë. “Rruga e Re”, ka lindur si ide nga takimet e deritanishme dhe synon të çojë Kosovën drejt një të ardhme të ndritur, duke dalë nga kriza aktuale”, thuhet në njoftimin e LDK-së. Para pak ditësh, Abdixhiku i ka takuar gazetarë dhe analistët e përfaqësues të shoqërisë civile. Ai paralajmëroi se do të ketë takim edhe me kryetaren e vendit, Vjosa Osmani. Abdixhiku tha se LDK nuk do që qëndrojë duarkryq karshi zhvillimeve të fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …