Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetues të Kosovës, e cila e ka rrëzuar në tërësi Ligjin e Qeverisë Kurti, lidhur caktimin e çmimeve. Ai ka deklaruar me këtë rast se pikërisht ashtu edhe sikur pritej, Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë edhe një ligj të Qeverisë Kurti, e cila është Qeveria më antikushtetuese që ka pasur Kosova ndonjëherë. Abdixhiku ka thënë se Vetëvendosja dhe Qeveria mund edhe të ankohen se si një ligj antikushtetues nuk zë vend. Paramendojeni se çfarë kryeministri kemi, një kryeministër që ankohet se nuk po e lënë ta shkelë Kushtetutën. sepse për ta, Republika është në shërbim të tyre, ka saktësuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …