Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka drejtuar kritika të shumta ndaj Qeverisë

Kryetari
i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka drejtuar kritika të shumta ndaj
Qeverisë dhe vuri në pah dështimet e shumta të saj. Ai theksoi se dështimi më i
rënd i Qeverisë gjatë këtij viti është mospranimi i Kosovës në UNECO, e cila
dështoi për shkak të mënyrës që e ka udhëhequr zëvendëskryeministri Hashim
Thaçi dhe zëvendësi i tij, Pretrit Selimi. Duke folur për punën njëvjeçare të
Qeverisë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri deklaroi se gjatë vitit
që po lëmë pas, mbi 100 mijë qytetar kanë lëshuar vendin por është rritur edhe
përndjekja e deputetëve, gjithsej 26 nga janari që janë trajtuar nga policia
dhe prokuroria. Kjo qeveri nuk dallon nga qeverisa e mëhershme e Thaçit, me
numër të madh të ministrave, dosje korruptive, kapjen e bordeve publike,
negociatave me Serbinë pa kushte. Prioritet me çdo kusht ishte kalimi i
amendamenteve për Gjykatën Speciale. Nuk ka qenë prioritet formimi i Forcava të
Armatosura të Kosovës, financimi i bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë, deklaroi
në mes tjerash kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018

Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket …