Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara dhe ka lavdëruar kryeministrin Hoti

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara  dhe ka lavdëruar kryeministrin Hoti, pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Uashington me ndërmjetësimin e SHBA-së. Mustafa ka thënë se Kosova është e bekuar që ka miqësi ne SHBA-në, ndërkohë ka shtuar se Qeveria Hoti për pak javë ka bërë që vendi të kthehet në partner të besueshëm Amerikës. Falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos Presidentin Trump për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes. Po ashtu, përgëzoj kryeministrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Republikës së Kosovës. Kryeministri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE  ka shkruar Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …