Lumir Abdixhiku: Opozitën do ta bëjmë në Kuvend, studio televizive dhe në takime me qytetarë e jo si LV-ja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimtarët islamë për festën e Kurban Bajramit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimtarët islamë për festën e Kurban Bajramit. Ai me këtë rasat  ka deklaruar se Festa e Kurban Bajramit është ditë e veçantë në familjet tona. Ajo gjithmonë ka qenë ditë e rëndësishme reflektimi për sakrificën, durimin e dhembshurinë njerëzore. Në këtë ditë, në veçanti në këtë ditë, ne bashkë shpërfaqim dashurinë dhe mirësinë për njëri-tjetrin. Le të kujtojmë se solidariteti dhe vullneti për të ndarë të mirat me të tjerët në vështirësi e nevojë janë vlera të çmuara njerëzore tonat. Derisa i manifestojmë ato nën qiellin e Krijuesit, le të përpiqemi që të jemi më të mirë, më të ndershëm, më të kujdesshëm. Dhe në këtë rrugëtim tonin, le të ndërtojmë një vend e shoqëri të shëndoshë e solidare  Në emrin e tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj  që festa dhe gëzimi të jenë përherë në familjet që festojnë sot, tha Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …