leoni

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur në vizitë zyrtare, ambasadorin e Shqipërisë, në Kosovës, Qemal Minxhozi,

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur në vizitë zyrtare, ambasadorin e Shqipërisë, në Kosovës, Qemal Minxhozi,

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur snë vizitë zyrtare, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Malishevës dhe qyteteve tjera në Shqipëri, në veçanti në fushën e agroturizmit dhe agrobiznesit. Kryetari Kastrati, e ka falënderuar për vizitën, ambasadorin Minxhozi, ndërsa e vlerësoi shumë të rëndësishëm, thellimin e bashkëpunimit në mes të komunave në Kosovë dhe Shqipëri. “Bashkëpunimi në mes komunave dhe qyteteve ka rëndësi të madhe për ne, në thellimin e bashkëpunimit në kulturë, në agroturizëm dhe mbi të gjitha në zhvillimin ekonomik”, tha kryetari Kastrati, i cili edhe e vlerësoi shumë lartë përvojën e Republikës së Shqipërisë, e cila është e nevojshme për ne. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, e vlerësoi si një vizitë të mirë, me diskutime të hapura për thellimin e bashkëpunimit të Malishevës me komunat apo qytetet në Shqipëri, shkëmbimin e përvojave, sidomos në fushën e agroturizmit dhe agrobiznesit, pasi Malisheva e këtë potencial. Bashkëpunimi duhet të thellohet në të gjitha fushat, e sidomos në shfrytëzimin e potencialeve për agroturizëm dhe agrobiznes, pasi kjo ndihmon në zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik dhe kulturor dhe besoj nga muaji dhjetor do të fillohet të konkretizohet ky bashkëpunim”, tha ambasadori Minxhozi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …