Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, priti në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport me bashkëpunëtorë. Bashkëpunimi i deritanishëm mes Komunës së Malishevës dhe OSBE-së, si dhe projektet e ardhshme të përbashkëta ishin disa nga çështjet bazë të diskutimit gjatë këtij takimi të kryetarit Kastrati me ambasadorin Davenport. I pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në emër të qytetarëve të Malishevës, Ambasadorit Davenport, i ka shprehur mirënjohje të thellë për gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së, për të qenë një krah i fuqishëm i Komunës së Malishevës, në funksion të hartimit dhe jetësimit të politikave lokale, për një qeverisje sa më të mirë dhe efikase, të cilën e presin edhe qytetarët tanë.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …