Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, priti në takim kryetarin e Haraçinës, Ridvan Ibraimi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me bashkëpunëtorët e tij, priti të mërkurën në një takim pune kryetarin e Komunës së Haraçinës (Shkup), Ridvan Ibraimi, së bashku me delegacionin e tij. Takimi u fokusua në diskutime për thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave, me theks të veçantë në fushën e ambientit.

Gjatë takimit, Kastrati shprehu gatishmërinë e Komunës së Malishevës për të zgjeruar bashkëpunimin me komunat nga Maqedonia e Veriut, kryesisht ato shqiptare, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e projekteve që përfitojnë të dyja komunat.

Nga ana tjetër, kryetari Ibraimi falënderoi kryetarin Kastrati për mikpritjen dhe shprehu nevojën për bashkëpunim më të afërt, veçanërisht në çështjet që lidhen me mbrojtjen e ambientit. Ai sugjeroi që përmes fondeve të Bashkimit Evropian, të realizohen projekte të përbashkëta që do të ndihmojnë të dyja komunat.

Përveç kësaj, dy kryetarët diskutuan edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët, duke u angazhuar për të avancuar bashkëpunimin në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …