Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka pritur në një takim të rregullt, komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut, kolonelin Cen Sinan Barim, cili është edhe komandant i kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it. Begaj dhe Barim, vlerësuan bashkëpunimin e mirë mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it. Fillimisht kryetari Begaj, i njoftoi zyrtarët e KFOR-it, me një pasqyrë të përgjithshme të Malishevës, duke filluar nga formimi dhe shpërbërja e Komunës së Malishevës, dy herë radhazi, e deri në ditët e sotme, pastaj i njoftoi me numrin e popullsisë, zhvillimin e përgjithshëm, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in, si dhe me njësinë e LMT-së në Malishevë. Nga ana tjetër, koloneli Barim, gjithashtu e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin mes komunën, dhe pasi u interesua për shumë çështje që lidhen me Malishevën, shprehi gatishmërinë e KFOR-it, për ofrimin e ndihmës përmes inxhinierëve, për riparimin e digës së liqenit në Mirushë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …