Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune drejtorin e zyrës së misionit të OSBE-së për regjionin e Prizrenit, George Katcherava, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të komunës dhe OSBE-së. Begaj e Katcherava, e kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve. Kryetari Begaj, e vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të komunës dhe OSBE-së, edhe në të kaluarën dhe i ka falënderuar për këtë bashkëpunim shumë të mirë, që nga ardhja e misionit të OSBE-së, e deri më tani, si dhe për bashkëpunimin në fushat e caktuara, por mbi të gjitha për monitorimin e punës së komunës. Drejtori i zyrës regjionale të misionit të OSBE-së, George Katcherava, e ka njoftuar kryetarin Begaj, me prioritetet e misionit të OSBE-së, për vitin 2019, siç janë rinia, barazia gjinore dhe të tjera, si dhe ka ofruar asistencën e OSBE-së, brenda misionit të tyre, për çështjet ku ata kanë kompetencë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …