Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dërguar letër falënderuese Senatit amerikan për ratifikimin e protokollit mbi anëtarësimin e vendit të tij në NATO. Raportohet se letra ishte e shkruar, përveç në gjuhën angleze, edhe në gjuhën maqedonase e shqipe. Falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ratifikuan në Senat Protokollin mbi anëtarësimin tonë në NATO. Partneriteti strategjik në mes të SHBA dhe Maqedonisë së Veriut vazhdon në Aleancë dhe i kontribuon stabilitetit dhe sigurisë globale”, ka thënë shefi i shtetit të maqedonasve, shkruan portali Faktor. Falënderimi i Pendarovskit edhe në gjuhën shqipja, ka zemëruar opinionin shovinist, nacionalist, në Serbi e më gjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …