Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka reaguar ndaj mënyrës së pritjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë dhe Çair. Ai ka kërkuar ndërmarrjen e masave ndaj organizatorëve të pritjes së tij në këto dy komuna. ”Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në atë drejtim, i bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë t’i kryejnë procedurat e parapara. Theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha përfaqëson ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat themelore të Marrëveshjes Kornizë, si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik” – thuhet në reagimin e kryetarit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë dhe Çair.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …