leoni

Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kërkoi dorëheqjen e Gjergj Dedës

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, po kërkon dorëheqjen e zëvendësministrit Gjergj Dedaj, nga Ministria e Punëve të Jashtme të cilën e drejton Behxhet Pacolli. Shkarkimin e Dedajt e kishin kërkuar edhe deputetët turq të Kuvendit të Kosovës, pas një shkrimi të zv.ministrit kundër Turqisë Ai përmes një njoftimi dërguar medieve, i ka kërkuar Kryeministrit Haradinaj që urgjentisht ta shkarkojë Dedajn për shkak se ka nxitur përçarje dhe po prish raportet me vendet mike të Kosovës. Edhe deputetët minoritarë të 6 plusit kanë dhënë ultimatum për shkarkimin e Dedajt, por kryeministri ende nuk ka marrë asnjë hap. Jo zyrtarisht flitet se Dedaj, nuk do të shkarkohet por nga pozita e zëvendës-ministrit   do të emërohet ambasador i Kosovës në Maqedoni.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …