Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, pritën në takim Ambasadorin e Norvegjez në vendin tonë, Per Strand Sjaastad. Në takim u bisedua për situatën politike pas zgjedhjeve të 11 qershorit me ç’rast kryetari Limaj falënderoi ambasadorin norvegjez për ndihmën që ka dhënë vendi i tij për Kosovën. Në vijim të takimit, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj foli për sukseset që ka shënuar në këto zgjedhje partia politike që ai drejton. Ambasadori norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, tha se Norvegjia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …